Arsyet

6 arsyet pse duhet aftësuar si zhvillues i front-end?

Web design software

Nëse e doni teknologjinë, e shijoni krijimin e një përvoje të shkëlqyeshme të përdoruesit dhe po kërkoni një karrierë interesante me shumë potencial rritjeje, zhvillimi i front-end mund të jetë karriera e duhur për ju.

1. Zhvilluesit e front-end janë shumë të kërkuar

Pavarësisht nëse dëshironi të punoni për një organizatë ose si një bashkëpunues i pavarur apo i vetë-punësuar, zhvilluesit front-end janë në shumë të kërkuar. Në fakt, Grupi Creative e ka cilësuar zhvillimin e front-end një nga 10 Top Punët Krijuese dhe të Marketingut të 2019-ës.

2. Është karrierë fitimprurëse

Zhvillimi i front-end paguhet mirë. Sipas statistikave, një zhvillues i front-end me tre vjet përvojë mund të fitojë nga $80,000 – $119.500 në SHBA.

3. Fleksibiliteti

Si një zhvillues i frontit, ju mund të punoni nga kudo, përfshirë shtëpinë. Kjo e bën atë një nga karrierat më fleksibile që mund të zgjidhni. Poashtu aftësia e fituar ju lejon të punoni në fusha të ndryshme si editues i imazheve, UX / UI, zhvillim i aplikacioneve mobile dhe më shumë.

4. Kreativiteti

Zhvillimi i front-end ka të bëjë me kreativitetin dhe zgjidhjen kreative të problemeve. Si një zhvillues i front-end, ju do të keni aftësitë për të krijuar webfaqe të personalizuara për të krijuar përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit.

5. Shumë opsione të karrierës

Prezenca në internet është bërë një faktor i rëndësishëm në të gjithë sektorët dhe angazhimi i klientëve/përdoruesve është një sfidë e vazhdueshme për kompanitë. Pavarësisht nëse vendosni të punoni për korporata, organizata jofitimprurëse ose apo të jeni i vetëpunësuar, mund të krijoni një karrierë të suksesshme.

6. Është diçka që evoluon

Zhvillimi i front-end është një karrierë interesante sepse gjithnjë po evoluon dhe po ndryshon vazhdimisht. Kjo do të thotë që gjithmonë do të keni mundësinë të bashkëveproni me mjete të reja dhe të mësoni aftësi të reja, duke ju mbajtur të angazhuar në karrierën tuaj. Është një fushë që ofron shumë mundësi për të mësuar praktikisht.

Trajnimi i Front-end Web Development i BIT Academy ju jep aftësitë që ju nevojiten për të filluar karrierën tuaj, për të përmirësuar njohuritë tuaja ose për të bërë një ndryshim në karrierë. Mësuar nga ekspertë të industrisë përmes studimeve të vazhdueshme dhe profesionale të BIT Academy, planprogrami ynë rishikohet dhe përditësohet rregullisht për të ofruar konceptet dhe mjetet më të rëndësishme për industrinë. Do të përfitoni gjithashtu nga mësimi praktik në një mjedis fleksibël mësimi që i përshtatet orarit tuaj të ngjeshur.

Artikuj Tjerë

Anëtarësohu për të pranuar pozita të lira të punës në fushën e

Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit

Njoftohu me të rejat

Anëtarësohu

Dhe prano çdo javë oferta pune në fushën e Teknologjisë Informative në Kosovë.

Njoftohu për më të rejat

Shkarko Planprogramet dhe Cheat Sheets Më të Fundit

Shkruani email adresën, në të cilën do të pranoni dokumentin.